Nicki Minaj humb të atin, u përplas nga një makinë dhe u la në rrugë

15 shkurt 2021 | 14:19

Një ditë e trishtë kjo për reperen Nicki Minaj, e cila ka humbur të atin, si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Sipas mediave të huaja, babai reperes, 64-vjeç, u përplas nga një automjet, ndërsa po tentonte të kalonte rrugë, ndërsa shoferi u largua më pas.

Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte.

Vetë Minaj nuk ka bërë ende asnjë reagim në lidhje me ndarjen nga jeta të të atit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Pochettino publikon listën e lojtarëve të ftuar për Ligën…