PSG-ja pa dy yje kundër Barcelonës

15 shkurt 2021 | 14:16

Trajneri Pochettino publikon listën e lojtarëve të ftuar për Ligën e Kampionëve.

Ylli brazilian, Neymar, dhe sulmuesi i krahut, Angel di Maria, do të mungojnë ndaj Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Lëndimi i brazilianit Neymar është më serioz dhe mund të mungojë edhe në ndeshjen kthyese, ndërsa Di Maria do ta humbë vetëm ndeshjen e parë.

Kampioni i Francës të martën mbrëma zhvillon ndeshjen e parë të 1/8 së finales në garën e madhe evropiane kundër gjigantit katalonjas. Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave zhvillohet në “Camp Nou”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti social po planifikon një orë inteligjente të pajisur me…