Nimanbegu, Abazoviqit: S’e keni luftuar korrupsionin dhe nepotizmin

19 gusht 2022 | 15:08

Në Kuvendin e Malit të Zi është duke u mbajtur seanca për mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Dritan Abazoviq.

Deputeti shqiptar, Genci Nimanbegu, i cili e përkrahë mocionin, e ka kritikuar kryeministrin Abazoviq, duke thënë se nuk e ka luftuar korrupsionin dhe nepotizmin.

“Edhe kjo qeveri si krejt qeveritë e tjera. Nuk ka punuar mirë. Pse kaq shpejt e ke bërë marrëveshjen me kishën ortodokse serbe, pse po votojnë të gjithë kundër kësaj qeverie? Sepse nuk kanë besim në të”.

“Ju Abazoviq në 100 ditët e qeverisjes suaj, keni treguar që mund të përfshihen edhe pakicat, gjë që s’ka ndodhur më herët, por për fat të keq kemi ardhur në një situatë ku duhet ta përkrahim mocionin”, ka thënë Nimanbegu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yll Kastrati është një nga basketbollistet e rinj që shihet…