Nipi i Adem Jasharit emërohet komandant i FSK-së, merr urimin nga Bekim Jashari

30 nëntor 2021 | 12:02

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka shkruar për emërimin e nipit të komandantit Adem Jashari, Bashkim Jasharit, komandat të FSK-së.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Bashkimi ashtu si në luftë krah Adem Jasharit, Hamzës dhe Shabanit, edhe sot në paqe do të vazhdojë rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar.

Postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Gjenerali nga familja jonë, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bashkim Rifat Jashari, sot është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë të ndërtuar mbi rrugën e trasuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat nderkombëtar.
Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Urime Komandant Bashkim Jashari!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Ilir Ibrahimi ka bërë me dije se shkarkimi…