Nis renovimi i bazamentit të shtatores së Edmond Hoxhës

11 nëntor 2018 | 14:42

Komuna e Junikut ka bërë me dije se kanë filluar punimet për renovimin e bazamentit të shtatores së heroit kombëtar, Edmond Hoxha. “Filluan punimet në renovimin e bazamentit te shtatores së Heroit tonë Kombëtar Edmond Hoxhës”, ka njoftuar Komuna e Junikut.

Edmond Hoxha ka lindur më 10 tetor të vitit 1975 dhe ka rënë heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë më 31 janar të vitit 1997. Ai ishte njeri nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për të mitur, ka ndaluar…