Nis shembja e shtatë ndërtesave në Laç

16 dhjetor 2019 | 10:41

Ka nisur shembja e shtatë ndërtesave në qytetin e Laçit.

Ndërtesat u vlerësuan të pabanueshme pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe sot do të rrëzohen.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Shqipëri ka nisur shembjen me makineri, për shkak se ishte e pamundur ndërhyrja për rikonstruksionin e pallateve.

Disa ndërtesa të tjera janë shembur dhe do të shemben gjithashtu nga IKMT në Kamëz, Tiranë dhe Durrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka fituar pesë medalje në Kampionatin Ballkanik të boksit…