Nisin punimet për renovimin e sheshit historik ‘Shatërvan’

12 mars 2024 | 14:33

Komuna e Prizrenit ka filluar punimet për renovimin e sheshin historik “Shatërvan”, që shënon fillimin e një transformimi për t’ia rikthyer pamjen e merituar dhe funksionalitetin e sheshit që e karakterizon zonën e vjetër të qytetit.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se këto punime do ta sigurojnë qëndrueshmërinë e sheshit edhe për brezat që do të vijnë.

“Faza fillestare përfshin heqjen e një pjese të kalldrëmit të vjetër që e ka zbukuruar sheshin deri tani, duke i hapur rrugë një infrastrukture moderne nëntokësore, gjithmonë duke e ruajtur shkëlqimin arkitektonik të Prizrenit”, ka shkruar Totaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mund të tingëllojë e çuditshme, por qëndron në realitet. Hiç…