Nisma dorëzon ankesë në PZAP për rezultatin e zgjedhjeve

07 nëntor 2019 | 16:40

Nisma Socialdemokrate ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Pas publikimit të rezultateve nga KQZ-ja, Endrit Shala nga Nisma, ka deklaruar se këto janë rezultate të fabrikuara pasi janë numëruar edhe votat e ardhura nga Serbia.

Mul Desku ka bërë me dije se në PZAP janë duke pranuar ankesa nga palë të ndryshme ankimore, ndër to edhe nga Nisma.

Afati për parashtrimin e ankesave është për 24 orë pas publikimit të rezultateve.

Sipas këtyre rezultateve, koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e ka kaluar pragun zgjedhor prej 5 për qind, duke siguruar 42 mijë e 72 vota apo 4.98 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lokomotiva e Moskës ka vendosur ta blejë kartonin e Joao…