Nisma Socialdemokrate sot shënon 6-vjetorin e themelimit

28 shkurt 2020 | 10:21

Sot bëhen 6 vjet që kur është themeluar Nisma Socialdemokrate. Për ta shënuar këtë përvjetor do të mbahet një aktivitet në orën 17:00.

Kjo parti politike ishte themeluar nga dy ish-anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, e cila fillimisht quhej Nisma për Kosovën.

Kryetar i partisë është Fatmir Limaj, kurse Jakup Krasniqi kryetar i Këshillit Kombëtar.

Nisma ishte pjesë e qeverisë së kaluar së bashku me PDK-në dhe AAK-në, ndërsa sot është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot…