Një muaj paraburgim për të dyshuarin që sulmoi policin në Suharekë

12 janar 2022 | 15:22

Gjykata Themelore në Prizren, Dega në Suharekë, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit, i cili dyshohet ka kryer veprat penale dhuna në familje dhe sulm ndaj personit zyrtar (policit).

Në njoftimin e gjykatës janë përmendur arsyet e caktimit të kësaj mase.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se  me datën 10 janar në orët e mëngjesit, në  Suharekë, saktësisht në shtëpinë e tij familjare, me dashje kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik dhe psikologjik apo emocional, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënie familjare, ndaj të dëmtuarës respektivisht bashkëshortes së vëllait të tij, pas disa mosmarrëveshjeve paraprake pasi që më parë i pandehuri e kishte keqtrajtuar fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grushte, ndërsa në momentin kur e dëmtuara ka qenë në shtëpi i pandehuri i drejtohet të dëmtuarës me fjalë si dhe e largon nga shtëpia, me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe shqetësimit të madh”, është thënë në njoftimin e gjykatës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Shefki…