Një person mbytet në Liqenin e Ohrit

31 korrik 2022 | 17:30

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme një i moshuar është mbytur në ujërat e Liqenit të Ohrit. Viktima është identifikuar si 77-vjeçari R.M. nga Pllasnica e Makedonski Brodit.

Trupi i pajetë është nxjerrë nga plazhi pranë një hoteli në Ohër, ndërkaq ndaj trupit është kryer reanimacion nga ana e Ndihmës së Shpejtë, por që ka rezultuar pa suksese.

“Pas reanimacionit, personi është konstatuar i vdekur nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore, pa shenja dhune. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë i është dorëzuar familjes”, thonë nga MPB.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreta me trashëgimi të pasur historike e arkeologjike, me plazhe,…