“Një përulësi e thellë e shpirtit ndaj Zotit”, Konjucfa uron muajin e Shenjtë të Ramazanit

10 mars 2024 | 20:34

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar sot të gjithë besimtarët mysliman për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai në një postim në Facebook ka theksuar se muaji i Ramazanit sjell sprovën përballë së cilës disiplina dhe virtyti çojnë drejt realizimit shpirtëror.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë, urime dhe me fat muajin e Ramazanit! Duke bartur frymën e sakrificës dhe solidaritetit ndaj tjetrit në nevojë, muaji i Ramazanit sjell sprovën përballë së cilës disiplina dhe virtyti çojnë drejt realizimit shpirtëror. Si muaj i sakrificës dhe përkushtimit, ai sjell mesazhin për atë që është më e lartë se ne, dhe se përlartësimi vjen nga një përulësi e thellë e shpirtit ndaj Zotit që tejkalon shtrëngesat e rrethanës. Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët”, ka shkruar Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti bashkë me myftiun Naim Tërnava ka vizituar…