Një popull i tërë me sytë nga Salahu

31 maj 2018 | 11:43

Mohamed Salah mbërriti të martën në Valencia për të nisur nga aty fazën e riaftësimit nga dëmtimi i pësuar në finalen e Ligës së Kampionëve për të qenë i gatshëm për Kampionatin Botëror.

Salahi do të jetë gjatë gjithë kohës nën vëmendjen e fizioterapistit të Liverpoolit, Ruben Pons, njeriu tek i cili mbajnë shpresat një popull i tërë për ta parë Momon në Rusi 2018. Vlerësimi i kohës së rikuperimit aktualisht 3 deri në 4 javë. Fatmirësisht, sulmuesi nuk ka pësuar thyerje, as zhvendosje të shpatullës. Lëndimi i Salahut është më pak serioz sesa pritej.

“Ne kishim frikë në fillim për më të keqen dhe u përpoqëm ta qetësonim lojtarin. Nuk është koha të ndihemi keq, por të punojnë për ta arritur gjendjen optimale”, ka thënë fizioterapisti.

Ndeshja e parë e Egjiptit në Botëror do të jetë më 15 qershor ndaj Uruguait, më pas do të jetë në fushën e lojës më 19 ndaj Rusisë dhe më 25 qershor ndaj Arabisë Saudite. Aktualisht, mendohet se Salah mund të jetë në Rusi për takimin e dytë të Egjiptit, por për dy javë gjërat mund të ndryshojnë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se është 36-vjeçar dhe drejt fundit të karrierës, tenisti…