Një rast i ri me Covid dhe 14 persona të vaksinuar

23 maj 2022 | 15:06

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është raportuar vetëm një rast me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka raportuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë vetëm 14 doza të vaksinës kundër koronavirusi.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 14 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.480 doza të vaksinës. Deri më sot 822.844 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.570 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 398 testime, 1 qytetarë ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.013. Në total numri i rasteve aktive është 157”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është bërë një përpjekje për të vrarë presidentin rus Vladimir…