Një vit nga tërmeti i tmerrshëm në Shqipëri që la të vdekur 51 persona

26 nëntor 08:06

Ishte ora 03.56 minuta e mëngjesit të 26 nëntorit, kur tronditja prej 50 sekondash shënoi një prej ngjarjeve më të rënda në fushën e fatkeqësive natyrore në Shqipëri.

U bë një vit nga tërmeti i tmerrshëm, lëkundjet e të cilit morën jetën e 51 personave si dhe plagosi plot 913 të tjerë, si dhe u prekën plot 202 mijë persona në disa bashki.

Pallate, shtëpi, shkolla të shembura, njerëz që kërkonin ndihmë, ambulanca, makina policie e ushtrie ishte tabloja e asaj tragjedie.

Orët e para ishin kaotike, pasi shumë njerëz nën rrënoja luftonin mes jetës dhe vdekjes, ndërkohë të tjerëve iu duhej të përballeshin edhe me panikun që shkaktonin post-lëkundjet.

Solidariteti i vëllezërve, fqinjëve dhe miqve nuk mungoi. Kosova, Italia, Greqia, Turqia, Franca e shumë vende të tjera sollën në Shqipëri ekipe të kërkim-shpëtimit që për ditë me radhë kërkuan nën rrënoja për trupat e viktimave.

Pas një viti, plagët ende nuk janë shuar. Durrësi dhe Tirana ishin dy prej bashkive më të mëdha që patën pasoja të rënda, por jo më pak edhe në bashkitë e Shijakut, Krujës, Kamzës, Kavajës, Kurbinit, Lezhës, Rrogozhinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Prishtina, ka shënuar fitore…