Notarët thyejnë rekordet personale në ‘Baku 2019’

22 korrik 2019 | 14:43

Notarët e Kosovës kanë nisur sot garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj “Baku 2019”.

Edhe pse nuk arritën të kualifikohen në gjysmëfinale, garuesit e Kosovës arritën të thyejnë rekordet personale, ndërsa Olt Kondirolli me 16-vjet theu rekordin e Kosovës për seniorë. Ai në disiplinën 400 metra stil i lirë, notoi për 4:21.13 sekonda, tre sekonda më shpejtë se sa ishte rekordi ynë. Olti garoi edhe në disiplinën 100 metra shpinë, me kohë 1:06.21 sekonda.

Rekord të Kosovës theu edhe Hana Fejzullahu në 200 metra delfin. Ajo arriti kohën 2:33.10 sekonda. Jona Macula në 100 metra stil i lirë, pati kohën 1:06.19 sekonda. Në disiplinën e njëjtë, Elona Zhugolli, përfundoi me kohë 1:12.02 sekonda.

Sipas trajnerit Ardian Hamiti, paraqitja e garuesve të Kosovës është e kënaqshme, derisa pret që edhe në disiplinat tjera, të ditëve në vijim, të thyhen rekordet personale dhe pse jo të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Italisë, Juventus është e vendosur që…