‘Novosti’: Përplasen Osmani dhe Vuçiqi, tensionohet takimi i ‘Brdo-Brijunit’

17 maj 2021 | 14:48

Siç pritej, fillimi i takimit të nivelit të lartë të procesit të njohur si “Brdo-Brijuni” është zhvilluar në një atmosferë të elektrizuar dhe sipas gazetës serbe “Vecernje Novosti“, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinë, Shefik Gjaferoviq e kanë  “sulmuan” presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas pohimeve të burimeve të “Novostit”, përplasja ka filluar pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm, të cilat Vuçiq i ka kundërshtuar paraprakisht.

Osmani dhe Gjaveroviqi është thënë se i reaguan ashpër Vuçiqit, duke thënë se Beogradi po i risjellë platformat e vjetra për ndryshimin e kufijve. Atyre, sipas “Novostit”, u është kundërpërgjigjur kreu i shtetit serb.

Në takim, i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura, pra pa media, po marrin pjesë edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviq, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiq, Shefik Gjaferoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi nuk mundi të lërë shenjë këtë sezon te…