Nuk ka bisedime për transferimin e Malcomit tek Arsenali

16 janar 2018 | 22:26

Arsenali nuk ka mbajtur bisedime me Bordeaux për transferimin e anësorit brazilian, Malcolm.

Gazetat braziliane kanë raportuar se londinezët kanë siguruar shërbimet e 20-vjeçarit për 44.4 milionë funte, por presidenti i klubit francez, Stephane Martin ka mohuar të ketë pasur bisedime për transferimin e tij.

“Gjërat janë të qarta me agjentin e tij. Ai nuk ka nënshkruar me ne gjatë verës për t’u larguar këtë dimër”, ka thënë Martin për gazetën franceze “L’Equipe”.

“Nuk kemi pasur bisedime me Arsenalin. Nga pikëpamja jonë, ata mund të provojnë, por do kenë të vështirë ta marrin nga ne”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kabineti i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar sonte se…