Oblaki ‘blindohet’ nga Atletico

17 prill 2019 | 16:28

Portieri Jan Oblak ka firmosur kontratë të re me Atletico Madridin, e cila do ta mbajë te ekipi spanjoll deri në vitin 2023.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën në faqja zyrtare e Atleticos. 26-vjeçar, ka pasur kontratë deri në vitin 2010 kurse me kontratën e re, do të ketë rritje të pagës vjetore deri në dhjetë milionë euro.

Gjithashtu, në kontratën e re është përfshirë edhe klauzola e lirimit të tij që ka vlerë prej 120 milionë eurosh. Oblak është pjesë e Atleticos prej vitit 2014 kur është transferuar nga Benfica për 16 milionë euro. Ai këtë edicion ka regjistruar 41 paraqitje në të gjitha garat.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte vendoset edhe gjysmëfinalisti nga ndeshja në mes Manchester Cityt…