Organizata “Qatar Charity” vazhdon mbështetjen për komunën e Mitrovicës

09 gusht 2018 | 12:18

Komuna e Mitrovicës dhe organizata “Qatar Charity”  me seli në Prishtinë kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për ndihmë fëmijëve jetim në Komunën e Mitrovicës. Memorandumin e kanë nënshkruar në emër të komunës, Agim Bahtiri dhe në emër të “Qatar Charity”, drejtori Mahmoud Shaker.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ishte e pranishme edhe drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi.

Qëllimi i nënshkrimit të memorandumit është përmirësimi i gjendjes ekonomike të fëmijëve pa njërin apo të dy prindërit, të moshës nën 12 vjeç.

Organizata “Qatar Charity” do të siguroj mbështetjen materiale për fëmijët që i takojnë kësaj kategorie, ndërsa që komuna është e obliguar të hartoj listën e fëmijëve dhe të ofroj tërë mbështetjen tjetër për realizmin e memorandumit.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka  falënderuar drejtorin e organizatës “Qatar Charity” për ndihmën e madhe dhe të gjerë që kjo organizatë ka dhënë për qytetarët e Mitrovicës, duke realizuar projekte të rëndësishme dhe me vlerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Blerim Pushkolli,…