Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së: Mos të dekretohet ligji për pagën minimale

18 korrik 2023 | 16:00

Përfaqësuesit e tri organizatave të dala nga lufta e UÇK-së pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kanë bërë me dije se ia bën të qartë Osmanit që mos ta nënshkruaj Ligjin për pagën minimale, ku nga ky ligj janë përjashtuar veteranët.

Ata kanë thënë se me ketë është shkelur dinjiteti i veteranëve të UÇK-së, duke theksuar se adresa e tyre fundit ka mbetur Presidenca.

Ushtruesi i detyrës së OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se si organizata të dala nga lufta nuk kanë pasur kontakt as me Qeverinë dhe Kuvendin, shkruan “Epoka e re”.

Ai tha se u erdhi mirë që presidentja e vendit pranoi kërkesën për takim.

“Ne i paraqitem të gjitha shqetësimet tona. Kjo qeveri që dy vjet e gjysmë as protezat veteranëve nuk ua rregullon”, ka thënë Klinaku, duke theksuar se kjo qeveri po goditë UÇK-në në vazhdimësi.

“Qëndrimi ynë është që të mbajmë protesta dhe të bllokojmë punën e parlamentin. Kërkesa e jonë ishte që mos ta dekretojë këtë ligj, pra mos ta nënshkruajë”, ka thënë Xhavit Jashari, kryetari i Shoqatës së Familjarëve së Dëshmorëve.

Ai tha se Osmanin e njoftuan që këtë ligj do ta kundërshtojnë me të gjitha format, edhe duke protestuar.

“Do të vazhdojmë edhe me rrugë ligjore dhe me protesta për të kundërshtuar këtë padrejtësi. U shkel dinjiteti i kësaj kategorie, pra i luftës së lavdishme të UÇK-së. Kjo qeveri nuk dëshiron që të di rrugën se si kemi ardhur deri këtu, me plotë sakrificë, me plotë mund, me gjakun e dëshmorëve, me gjymtyrët e invalidëve dhe me luftën e pjesëtarëve të UÇK-së, tash veteranë të luftës”, është shprehur Jashari, duke shtuar se organizimet do t’i bëjnë shumë më të fuqishme.

Pjesë e takimit me presidenten Osmani ishte edhe kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të…