Osmani falënderon SHBA-në për angazhimin rreth marrëveshjes për targat

24 nëntor 2022 | 00:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar Ambasadën amerikane në Kosovë për angazhimin e saj në arritjen e marrëveshjes për targat ilegale serbe.

“Mbështetja e saj për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është kyçe. Kosova është mirënjohëse”, ka thënë ajo në një postim në “Twitter”.

Kosova dhe Serbia – nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – më 23 nëntor kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.

Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrim të makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

Negociatat janë zhvilluar në Bruksel mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Lajçak i ka falënderuar palët për angazhimin e tyre dhe e ka falënderuar Departamentin amerikan të Shtetit dhe diplomacinë amerikane për mbështetjen e dhënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Recension për veprën “Rrugëtimi i një vigani” kushtuar Heroit të…