Osmani: Ilaz Kodra ishte dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari

02 maj 2024 | 11:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, më 30 prill, 1999 në Drenicë, ka thënë se komandanti Kodra ishte “dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari”, raporton Ekonomia Online.

Ajo theksoi se sulmet e regjimit gjenocidal të Serbisë mbi fshatrat e Drenicës, kishin për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar.

“Përballë regjimit kriminal të Serbisë Ilaz Kodra me bashkëluftëtarët qëndruan të vendosur për të luftuar për idealet e lirisë, drejtësi dhe dinjitet shtetëror. Heroi Ilaz Kodra, ndoqi idealin e komandantit Adem Jashari, duke e konsideruar lirinë si të pa negociueshme dhe sublime të popullit të tij ndaj edhe u përjetësuar. Ilaz kodra ashtu siç e nisi aktivitetin e tij patriotik edhe e përfundoji duke mbrojtur dinjitetin dhe identitetin tonë kombëtar. Kauza e tij ishte liria, andaj ai ra për liri dhe shtet. Ilazi nuk u kthye ne shtëpinë e tij por Kosova e lirë dhe e pavarur mbeti shtëpia e tij e përjetshme. Heronjtë janë më shumë se sa shtatore në bronze, ata janë kujtesa jone e përhershme, janë themeli mbi të cilin është krijuar shteti jonë”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e gjashtë të…