Osmani, ministrit serb: Mos na mbajë ligjërata
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përplasur me ministrin e Jashtëm të Serbisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku po diskutohet për Kosovën.
Osmani i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë në OKB, Nikolla Selakoviq në lidhje me deklaratat e tij për marrëveshjen e Brukselit si dhe aksionet e policisë në veri.
Ajo ka thënë se Kosova ka sjellë ide të reja në tavolinë e dialogut në Bruksel dhe se Serbia ka refuzuar gjithçka.
“Sot Kosova vazhdon që të jetë një avokuese shumë e madhe e paqes. Në muajt e fundit Kosova ka sjellë ide në tavolinë dhe Serbia ka refuzuar gjithçka. Serbia duhet të angazhohet që të sjellë ide në Kosovë dhe të mirëkuptohet se realiteti i Kosovës së pavarur nuk do të ndërrojë”, ka thënë Osmani.
Madje sa i përket asociacionit, Osmani i është drejtuar Selakoviqit me fjalët “mos na mbani ligjërata”.
“Ne duhet të prezantojmë interesin e vendit tonë në mënyrën më të mirë për të zhdukurit gjatë luftës. Nëse dëshirojmë të jemi të suksesshëm duhet që homologët të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit. Nëse flasim për asociacionin multietnik sipas Kushtetueses është e qartë që marrëveshja ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën”.
“Zoti Selakoviq mos na mbani ligjërata për këtë sepse Serbia po i injoron pjesët ligjore të marrëveshjes së Brukselit. Strukturat kriminale kanë vazhduar me terror dhe nuk i kanë lejuar të vazhdojnë serbët e Kosovës që të integrohen. Më lejoni që të jem e qartë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit në veri dhe jug nuk është e negociueshme. Tetë qytetarë të Kosovës janë arrestuar, gjashtë kanë qenë. Të gjithë kanë qenë në dijeni që ky ka qenë një veprim ligjor, ambasada e ShBA-së, KFOR-i dhe Quint-i”, ka thënë Osmani.



