Osmani në Konferencën e Munihut flet për rëndësinë strategjike të sigurisë energjetike

10 maj 2022 | 20:23

Sot në kuadër të takimit të liderëve të Konferencës së Sigurisë së Munihut, i cili po mbahet në Uashington, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë strategjike të bashkëpunimit transatlantik për garantimin e sigurisë energjetike.

“Në ballafaqim me një prej krizave më serioze të kohës sonë, dilema kryesore mbetet se si mund të gjejmë zgjidhje të shpejta për krizën aktuale duke mos i rrezikuar qëllimet e tranzicionit energjetik e duke garantuar çmime të përballueshme për qytetarët”.

“Në këtë drejtim, aleancat dhe partneriteti i ndërtuar mbi vlera të njëjta e qëllime të përbashkëta do të jenë vendimtare për të ardhmen energjetike të qëndrueshme, të përballueshme dhe gjithpërfshirëse”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë,…