Osmani përkujton atdhetarin Ukshin Hoti

16 maj 2023 | 16:13

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar atdhetarin Ukshin Hoti, në 24-vjetorin e zhdukjes me dhunë nga forcat serbe.

Ajo ka thënë se prej 24 vjetësh, fati i atdhetarit e intelektualit Ukshin Hoti mbetet i pazbardhur, teksa emri i tij vazhdon të mbetet në listën e të zhdukurve me dhunë nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

“Më 16 maj të vitit 1999, pas lirimit nga Burgu i Dubravës, në rrethana ende të pandriçuara ai është rrëmbyer me dhunë, teksa përpjekja për të zbardhur fatin e tij nuk është ndalur asnjëherë. Besniku i idesë së Republikës është referencë e jona e vazhdueshme për angazhimin kombëtar. Ukshin Hoti është njeriu që mendimin politik dhe aktivitetin politik i bëri bashkë në dobi të mirë të përmbushjes së idesë për Kosovën shtet. Sot e kujtojmë me respekt si simbol i Republikës, lirisë dhe demokracisë! Këto parime na udhëheqin në rrugëtimin e fuqizimit të shtetit, ndërsa angazhimi ynë për zbardhjen e fatit të tij nuk do të ndalet asnjëherë”, ka theksuar Osmani në deklaratën e saj për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri britanik Tyson Fury nuk arriti të organizojë dy duele…