Osmani: Përvoja e Bullgarisë, e rëndësishme për proceset integruese të Kosovës

12 shkurt 2020 | 16:41

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin e gjertanishëm institucional në mes të Kosovës dhe Bullgarisë.

Ambasadori Gudjev, ka sjellë urimet me rastin e zgjedhjes së Osmanit, kryetare e Kuvendit të Kosovës, duke e vlerësuar si vlerë të shtuar zgjedhjen e një gruaje në krye të institucionit më të lartë përfaqësues.

“Në takim është rikonfirmuar gatishmëria e Bullgarisë për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin në nivel të institucioneve lokale dhe qendrore, bashkëpunimin në fushën e arsimit, kulturës, artit dhe të trashëgimisë kulturore, duke qenë vendet me trashëgimi të pasur kulturore. Ishte vlerësim i njëjtë se përveç afërsisë gjeografike dhe vlerave të përbashkëta të orientimit perëndimor, Kosova dhe Bullgaria kanë edhe shumë sfida të përbashkëta, andaj, rëndësia e një partneriteti të tillë është më se i nevojshëm. Ambasadori ofroi përkrahjen e shtetit bullgar për reformat e synuara nga ana e institucioneve të reja, procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe krijimin e mundësive për lirinë e lëvizjes. Bashkëpunimi parlamentar në mes të dy vendeve ishte po ashtu temë me theks të veçantë, në ofrimin e shkëmbimit të përvojave në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën, ka…