Abdixhiku priti në takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e Badovcit

12 shkurt 2020 | 16:35

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën, ka pritur në takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e liqenit të Badovcit.

Bashkë me ekspertët përkatës nga ministria, Abdixhiku ka pranuar të gjitha shqetësimet e kësaj iniciative qytetare, që po kundërshtojnë ndërtimin e shtëpive të banimit në afërsi të liqenit.

Ai i siguroi përfaqësuesit e këtij grupi, se do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas kompetencave, në përputhje me ligjet në fuqi, lidhur me kërkesat e parashtruara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia pritet të bëhet vendi i parë në Evropë që…