Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Luksemburgut

18 janar 2021 | 15:52

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar të hënën letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Lukesmburgut, Patrick Heck.

Në këtë takim, Osmani i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Heck dhe e ka falënderuar shtetin e Luksemburgut për ndihmën dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve në sferën e shëndetësisë dhe të arsimit.

U.d. presidentja Osmani ka folur me ambasadorin Heck edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke shfaqur besimin për një proces të rregullt zgjedhor dhe me integritet.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka e Shqipërisë ka pritshmëri, përgjithësisht optimiste, për një përmirësim…