Osmani pret zëvendëspresidentin e PE-së, temë diskutimi integrimi i Kosovës në BE

19 maj 2023 | 11:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Presidenca ka njoftuar se në takim u bisedua për procesin integrues të Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian, si dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për integrimin e Kosovës në BE, ndërsa ka ritheksuar nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë.

Ndër të tjera, presidentja Osmani ka potencuar përkushtimin e palëkundur të popullit dhe institucioneve të Republikës për integrim në Bashkimin Evropian, e reflektuar edhe në bashkërendimin e plotë me politikat e jashtme dhe të sigurisë me ato të BE-së.

Tutje, presidentja Osmani ka folur mbi angazhimin e Republikës së Kosovës për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë duke…