Osmani priti në takim kryetarin e Linzit, biseduan për bashkëpunimin në ekonomi, teknologjinë informative dhe në arsim

28 mars 2023 | 19:29

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim kryetarin e Linzit, në Austri, Klaus Luger, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin e mirë të cilin e kultivojnë dy vendet tona, mbi modelet e bashkëpunimit në nivel lokal, si promotor i integrimit të shoqërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, si dhe rolin të cilin mërgata e Kosovës në komunën e Linzit, por edhe në gjithë Austrinë, e ka pasur tradicionalisht.

Presidentja Osmani theksoi përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, qoftë gjatë vitet ’90, kur i njohu diplomat e Kosovës dhe ndihmoi në formimin e gjeneratave të tëra, qoftë pas luftës së Kosovës, kur ndihmoi në rindërtimin dhe zhvillimin e saj.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë, veçanërisht në ekonomi, teknologjinë informative dhe arsim.

Presidentja e falënderoi po ashtu kryetarin Luger për bashkëpunimin e frytshëm të Linzit me Podujevën dhe theksoi peshën që këto lloj bashkëpunimesh kanë në përmirësimin e ekonomive lokale dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Kryetari i Komunës së Linzit, Luger, ndërkaq, u shpreh i lumtur për vizitën dhe e falënderoi Presidenten për partneritetin e Kosovës me vendin e tij dhe qytetin e Linzit.

Ai tha se mërgata e Kosovës është integruar shkëlqyeshëm në shoqërinë austriake dhe është shndërruar në faktor të rëndësishëm zhvillimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Makina që përdorën autorët për të sulmuar Top Channel dyshohet…