Osmani takohet me Kurtin dhe disa ministra, bisedojnë për politiken e jashtme dhe sigurimin e vaksinës

07 prill 2021 | 14:44

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takimin e parë koordinues ndërinstitucional, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministren e ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Presidentja Osmani ka diskutuar me kryeministrin Kurti nevojën e krijimit të mekanizmave të përbashkët koordinues në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes si dhe çështjes prioritare të sigurimit sa më të shpejtë të vaksinave kundër Covid-19.

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre çështjeve, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti u dakorduan se përpjekjet e përbashkëta, si dhe adresimi i koordinuar i këtyre temave, do të sjellë rezultate më konkrete.

Më tutje, Osmani dhe Kurti janë pajtuar për bashkërendim të rregullt institucional në mes të institucioneve kyçe të Republikës së Kosovës në realizimin e synimeve të përbashkëta që lidhen me forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe sigurinë kombëtare.

Po ashtu, ata kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar përpjekjet për adresimin e nevojave të menjëhershme të qytetarëve që lidhen me pasojat shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia Covid-19.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poezi nga: Erica Jong Përktheu: Irena Dono Një burrë aq…