Osmani uron Çekinë për marrjen e Presidencës së Këshillit të BE-së

01 korrik 2022 | 12:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala pas kalimit të Presidencës së Këshillit të BE-së nga Franca te Çekia.

Osmani ka thënë se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar për një Evropë të fortë dhe të bashkuar.

“Urime për kryeministrin Petr Fiala dhe për partnerët tanë çekë për marrjen e presidencës së Këshillit të BE-së. U dërgojmë urimet më të mira në përmbushjen e objektivave ambicioze të tyre. Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar për një Evropë të fortë dhe të bashkuar”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Lëvizja për Demokraci ka mbajtur një aktivitet simbolik të…