Osmani uron Xhaferin: Sot shënohet një moment historik për shqiptarët

28 janar 2024 | 15:06

Presidentja e Kosovës, Vosa Osmani, ka uruar Talat Xhaferin, i cili është emëruar kryeministër i një qeverie teknike në Maqedoni të Veriut.

Ajo ka shkruar në platformën “X”  se sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Sot shënohet një moment historik të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të…