Talat Xhaferi zgjedhët kryeministër, Hoxhaj e uron përmes telefonit

28 janar 2024 | 15:00

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër të Maqedonisë së Veriut.

Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se sapo ka telefonuar uruar kryeministrin Talat Xhaferi për postin dhe për këtë arritje historike të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

“Sapo telefonova dhe urova Kryeministrin Talat Xhaferi për postin dhe për këtë arritje historike të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, që ndikon në fuqizimin e Kosovës, por edhe në ngritjen politike të shqiptarëve kudo dhe në europianizimin e Ballkanit!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllai i Talat Xhaferit ka thënë se ky i fundit…