‘Talat Xhaferi e ka koeficientin sa të Ajnshtajnit’, thotë vëllai i tij (video)

28 janar 2024 | 14:54

Vëllai i Talat Xhaferit ka thënë se ky i fundit e ka koeficientin sa të shkencëtarit Albert Ajnshtajn.

Kështu ka thënë ai në një lidhje direkte në “Klan Kosova”, pak minuta pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut.

“Na gëzoi dhe e kam ditur që do të votohet sepse ai punët nuk i len në gjysmë, përherë me përkushtim kryen detyrat edhe kur ka pengesa të paarsyeshme nga partitë ose deputetët tjerë, ai gjen përherë një rrugë më të drejtë dhe më reale për bashkëjetesën e popullit në Maqedoni”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka thënë se vëllai i tij është i kalitur dhe se ka eksperiencë të madhe për ta drejtuar vendin.

“Po të vijë edhe pas orës 00:00, së pari shkon lexon drejtësi dhe aq e ka koeficientin sa Ajnshtajni, ndoshta pak më të madh”, është shprehur Eshat Xhaferi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, e ka…