Owen parashikon finalen Liverpool – Real

27 maj 14:09

Michael Owen e ka parashikuar fituesin e ndeshjes Liverpool – Real Madrid në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve.

Anglezi ka luajtur te të dyja skuadrat, por nuk ka dyshim se cili do të jetë fituesi i takimit. Ish-sulmuesi e sheh triumfues Liverpoolin, pasi, siç thotë, është skuadër më e fortë se Real Madridi.

“Mendoj se Liverpooli janë më të mirë se Reali. 3-1 ose 3-0, ky është parashikimi im. Ata janë një skuadër shumë e fortë dhe, për mendimin tim, shumë më të mirë sesa Reali”, ka thënë sulmuesi anglezi.

Ndeshja finale në mes të Liverpoolit dhe Real Madridit do të luhet të shtunën më fillim nga ora 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…