Pacolli demanton Daçiqin për Papua Guinean e Re

05 korrik 2018 | 22:22

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë të enjten se vendi i gjashtë që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, është Papua Guinea e Re.

Por ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, edhe njëherë ka demantuar atë që e thotë Daçiq, sikurse herët e tjera.

“Daçic paska vendosur prapë që të vazhdojë shpifjet dhe falsifikimet karshi Kosovës. Pas falsifikimeve të mëhershme të cilat iu kthyen bumerang, ai paska prezantuar një dokument kushedi ku të përgatitur për gjoja tërheqje të njohjeve”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.

Sipas tij, Republika e Kosovës nëpërmjet shërbimit të vet diplomatik mban kontakte të vazhdueshme me të gjitha shtetet e botës dhe në këtë drejtim, siç ka shkruar ai, “ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera edhe me Papua New Guinean”.

“Shpifjet e Daçicit tanimë konsiderohen neveritëse, veçanërisht pas rastit të Liberisë, Guinesë Bissau, Ganës etj. Në ditët në vijim nëpërmjet kanaleve diplomatike, do të konfirmohet çdo gjë. Republika e Kosovës fuqizimin dhe konsolidimin e vet si shtet e ka të pandalshëm deshti apo jo Beogradi”, ka përfunduar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë pasi Shqipëria u godit nga një numër i…