Pacolli dhe Erjaveci zotohen për vazhdimin e bashkëpunimit

19 dhjetor 2017 | 12:01

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nisur sot vizitën e parë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Pacolli fillimisht është takuar me homologun e tij, Karl Erjavec, me ç’rast kanë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe në mes dy vendeve.

Ata kanë shprehur përkushtimin dhe vullnetin e dyanshëm politik për hapjen e horizonteve të reja në funksion të thellimit dhe zgjerimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Gjatë ditës së sotme, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli do të zhvillojë takime ndaras edhe me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe me kryetarin e Parlamentit Milan Brglez.

Marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Sllovenisë karakterizohen nga fryma e miqësisë, partneritetit dhe mbështetja e vazhdueshme, që ky shtet i ka dhënë Kosovës. Që nga shpallja e pavarësisë së vendit, Sllovenia llogaritet si njëri nga shtetet me nivel të lartë të investimeve të huaja direkte në vend dhe në tregun e Kosovës sot operojnë qindra kompani me kapital slloven.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raporti i Komisionit të ri për Shënjimin dhe mirëmbajtjen e…