Pacolli: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur qytetarët po vdesin

06 gusht 2020 | 14:55

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli ka treguar arsyet se pse kjo parti ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrje të mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se LV-ja nuk mund të qëndrojë duarkryq kur qytetarët po vdesin nga Covid-19.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Ne, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kemi iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj kësaj qeverie jolegjitime. Nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur qytetarët po vdesin, mjekët po rrezikohen e sistemi ynë shëndetësor po shkon drejt kolapsit.

Vetëm në 10 ditëshin e fundit kemi:

5 gusht 218 raste pozitive 15 VDEKJE

4 gusht 225 raste pozitive 13 VDEKJE

3 gusht 250 raste pozitive 7 VDEKJE

2 gusht 245 raste pozitive 13 VDEKJE

1 gusht 224 raste pozitive 9 VDEKJE

31 korrik 226 raste pozitive 15 VDEKJE

30 korrik 258 raste pozitive 16 VDEKJE

29 korrik 194 raste pozitive 4 VDEKJE

28 korrik 293 raste pozitive 7 VDEKJE

27 korrik 276 raste pozitive 8 VDEKJE

10 ditë 2,409 të infektuar 107 VDEKJE” .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy drejtorë të menaxhmentit të lartë të Postës së Kosovës…