Pacolli për aksidentin në Duhël: Ditë e zezë në rrugët e Kosovës

16 mars 2019 | 15:58

Pas aksidentit në Duhël të Suharekës ku humbën jetën tre të rinjë, ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ai ka thënë se sot është ditë e zezë në rrugët e Kosovës.

“Ditë e zezë në rrugët e Kosovës. Tre të rinj (23, 21 dhe 20 vjeç) në lulet e rinisë, është bilanci i aksidentit të sotëm në Duhël të Suharekës. Po ashtu një viktimë tjetër në fshatin Vitomiricë të Pejës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta! Të lënduarit, ju uroj shërim të shpejtë. Përseri i bëj apel qytetarëve të respektojnë rregulluat e komunikacionit, të mendohet sigura në rend të parë. Qoftë Perëndia me ne!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shkuar në…