Pacolli për dialogun: Do të provohet që Kosova dhe Serbia të lidhen ekonomikisht

18 maj 2018 | 20:20

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka bërë të ditur në një intervistë në “Info Magazine” të “Klan Kosovës” se në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Sofje ka takuar shumë politikanë dhe liderë evropian me të cilët ka diskutuar pikërisht për këtë dialog.

“Të gjithë i kam takuar por informatat më të mira i kam marrë prej homologes bullgare, nga ana e Bullgarisë se ata kanë qenë organizatorë të këtij samiti dhe përpiluesit e të gjitha deklaratave. Secili nga ta më ka thënë se Serbisë i ngutet jashtëzakonisht shumë që kjo barrë që e rëndon t’i hiqet. Është barrë që e rëndon edhe Kosovën por Serbia tash po e sheh mënyrën si të përfitojë diçka në momentin e fundit”, ka deklaruar Pacolli.

Pacolli ka deklaruar se “Kosova duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe se është jashtëzakonisht e interesuar që ky dialog të përmbyllet”.

“Kosova nuk ka çka t’i ofrojë më Serbisë, ne kemi hapur ‘thesin’ tonë dhe kemi ofruar dhe dhënë çdo gjë. Nuk na ka mbetë më çfarë t’i ofrojmë Serbisë”, ka shtuar ai.

Zëvendëskryeministri kosovar ka folur edhe për një “finale” mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se mund të ketë një tentim për të lidhur këto dy shtete fqinje ekonomikisht.

“Finalen e parashoh se do të ketë një marrëveshje. Mendimi im personal është se duke parë se Kosova nuk ka çfarë t’i ofrojë më Serbisë, ndoshta do të ketë ndonjë tentativë të Bashkësisë Ndërkombëtare që t’i ndërlidhë sa më tepër ekonomikisht këto dy shtete, në një mënyrë t’i ndërlidh më afër ekonomikisht”, ka thënë Pacolli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Hoti Ditët e fundit kanë filluar të ngrehën…