Pacolli, qytetarëve: Mos rrini duarkryq, dilni dhe votoni

17 tetor 2021 | 12:12

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka votuar në shkollën fillore “Shkëndija”, në Hajvali.

Nga aty Pacolli u ka bërë thirrje që qytetarët të mos rrinë duarkryq, por të dalin të votojnë.

Ai ka thënë se duke votuar krijojmë kushte të mira demokratike dhe dinjitoze për jetë.

“Sot është një ditë e mbarë duket edhe koha është e mirë, një fillim i mirë kisha dashur që qytetarët e Kosovës çdo kund ku gjenden të mundohen dhe të shkojnë tek vendvotimi dhe të votojnë mos të rrinë duarkryq dhe me prit prej ardhmërisë. Ardhmëria është në duart tona ne me votën tonë krijojmë kushte më të mira kushte demokratike, kushte dinjitoze për jetë. Prandaj, vota është e rëndësishme dhe ftoj qytetarët masivikisht të dalin dhe te votojnë”, është shprehur Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka votuar kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut…