Pacolli reagon për aksidentin tragjik që ndodhi në Biraçë. Këto janë fjalët e tij

08 korrik 2018 | 16:45

Të dielën ka ndodhur një aksident i rëndë i komunikacionit në fshatin Biraçë të Suharekës, ku humbën jetën pesë anëtarë të familjes, në mesin e tyre tre fëmijë.

Për këtë ngjarje të rëndë tragjike ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ai ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion. “Sot, një familje e tërë u shua në një aksident të tmerrshëm në fshatin Biraq. Një familje me banim në Zvicër e cila ka ardhur për të kaluar pushimet e tyre në vendlindje. Shumë tragjike, shumë e rëndë! Ju bëj apel: Kini kujdes, respektoni rregullat, respektoni jetën tuaj dhe të tjerëve!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti Fatmir Sejdiu, i cili më herët ka qenë edhe…