Pacquiao konfirmon duelin me McGregor

26 shtator 2020 | 10:58

Është konfirmuar një duel i madh në sportet luftarake për vitin 2021.

Boksieri filipinas, Manny Pacquiao ka konfirmuar se do të përballet me Conor McGregor. Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe ‘Dailymail’, duke treguar edhe lokacionin se ku do të zhvillohet dueli.

Dueli do të zhvillohet në Lindjen e Mesme, vitin e ardhshëm. Irlandezi McGregor insistonte gjatë së premtes se është gati të luftojë me Pacquiao.

Filipinasi ka bërë të ditur se fitimet e tij do t’i ndajë për të prekurit nga koronavirusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.452.768 numri i…