Pak protestues në Leposaviq, Lista Serbe përsërit kushtet (video)

30 maj 2023 | 12:28

Një numër i vogël i qytetarëve serbë janë tubuar të martën e 30 majit para ndërtesës së Komunës së Leposaviqit, për të protestuar për të dytën ditë rresht kundër kryetarit të ri shqiptar.

Përfaqësues të Listës Serbe kërkuan sërish tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe daljen e kryetarit të ri shqiptar nga ndërtesa e komunës, si kusht për shpërndarjen e protestuesve.

Ushtarët e kontingjentit italian të KFOR-it po kujdesen për sigurinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova po ecën “tehut të thikës” duke i rrezikuar marrëdhëniet…