Panucci: Juventusi favorit në Ligën e Kampionëve

30 tetor 2018 | 17:39

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka folur për “Sport Mediaset”, ku ka dhënë mendimin e tij për Serie A dhe Ligën e Kampionëve. Në Itali nuk ka garë për vendin e parë, ndërkohë që gara do të jetë për vendin e dytë.

Trajneri i kombëtares shqiptare është ndalur dhe tek ekipi i Juventusit. Ata janë favoritët kryesorë për fitimin e Kupës me veshë të mëdhenj, por asnjëherë nuk është e thjeshtë. Klubi dha një mesazh të qartë me blerjen e CR7, i cili do t’i japë shumë ekipit të Allegrit.

“Rivaliteti në kampionat është për vendin e dytë me ekipet si: Inter, Napoli, Roma mund të futet në valle, Lazio është aty, kështu që ka garë vetëm për vendin e dytë. Të fitosh Ligën e Kampionëve nuk është kurrë e lehtë, por është ndjesia dhe klubi ka dhënë një mesazh të madh, duke blerë Cristiano Ronaldon, i cili është një lojtar me influencë te të gjithë dhe që rrit vetëbesimin e skuadrës. Bardhezinjtë janë favoritët numër një për fitimin e Ligës së Kampionëve, por nuk do të jetë e thjeshtë”, përfundon trajneri i Shqipërisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit është njoftuar…