Paraburgim ndaj një të dyshuari, ia mori viktimës 10 mijë euro për punësim në KEK apo PTK

15 shtator 2021 | 16:44

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit Xh.P. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “mashtrimi”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri nga data 13.11.2020 deri më 12.02.2021  në vende  të  ndryshme  duke  vepruar  në vazhdimësi dhe në bashkëveprim me të dyshuarin D.R. i cili gjendet  në arrati,  përmes  paraqitjes  së rreme  të fakteve  dhe  me  veprime mashtruese duke u paraqitur si persona me ndikim dhe si truproje  të  ministrit si dhe  si menaxher të KEK,  i premtojnë  të  dëmtuarit L.G. se do ta  punësojnë  atë dhe  djalin e tij në KEK apo në PTK dhe në këtë mënyrë e vënë në lajthim të  dëmtuarin  duke e nxitur që të veprojë në dëm të pasurisë së  tij, në atë mënyrë që i njëjti ua paguan  shumën e  tërësishme  prej 10 000  euro  në emër  të punësimit  në KEK”.

“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Ferizaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare,…