Paralajmërimi i MSh-së se Kosova do të përballet me mungesë të barnave, lajm shumë i keq

16 prill 2021 | 17:20

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se paralajmërimi i sotëm i Ministrisë së Shëndetësisë se Kosova do të përballet me mungesë të barnave në institucionet publike shëndetësore është lajm shumë i keq për shëndetin dhe ekonominë familjare të qytetarëve.

“Në mungesë të barnave, qytetarët do të duhet të blejnë barnat nga buxheti i tyre familjar, që edhe ashtu është i tejet i rënduar nga pandemia”.

“Duke parë shpenzimet e larta të qytetarëve, gjatë udhëheqjes së Ministrisë së Shëndetësisë, kemi rritur vazhdimisht buxhetin për blerjen e barnave. Në vitin 2017 e gjeta këtë buxhet me 25 milionë euro. Pas shumë konsultimeve, arritëm që në vitin 2019 të rrisim buxhetin për barna në mbi 40 milionë euro. Ndërsa sot, në kushte pandemie, në kohën kur ky buxhet do të duhej të vazhdonte të rritej, ai ka rënë në rreth 21 milionë euro”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se ulja drastike e buxhetit për barna për vitin 2021 minon përpjekjet që i kishin bërë për furnizim stabil të institucioneve publike shëndetësore me barna.

“Më vjen shumë keq që projektimet buxhetore që kishin filluar në 2018 dhe që dhanë rezultat u ndërprenë në krizën më të madhe shëndetësore. Praktikat e mira menaxheriale në shëndetësi duhet të vazhdohen përtej mandateve qeveritare. Sot pres nga qeveria që qytetarëve tanë t’u ofrojë zgjidhje, e jo arsyetime”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mbajti…