Parandalohet vrasja

12 shtator 21:45

Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me pasoja për jetën e një qytetari.

Pas një telefonate të marrë, përmes të cilës bëhej e ditur se në Rrëshen kishte një konflikt me përdorim të armës së zjarrit, forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë kanë ndërhyrë në kohë rekord duke parandaluar një ngjarje kriminale të mundshme.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin është arrestuar në flagrancë shtetasi P.T., 59 vjeç, banues në Kurbin.

Sipas Policisë së Shtetit, ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pushkë, nipin e tij, shtetasin A.T. 22 vjeç, banues në Rrëshen.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pushkë me një karikator me 10 fishekë, shkruan kallxo,com

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale Vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka dhënë detaje për "Klan Kosovën", në…